Plazhi unikat në botë – plazhi i guacave

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Në shikim të parë, Plazhi i guacave (Shell Beach), që gjendet në pjesën perëndimore të Autralisë (Shark Bay), mund t’ju duket si një plazh i zakonshëm, mirëpo, kur ta vështroni nga afërsia, mund të vëreni se – në vend të rërës, ky plazh është i mbuluar me guaca.

Plazhi është i gjatë 110 kilometra dhe është njëri nga dy plazhet e vetme të tilla në botë, që janë të mbuluara plotësisht me guaca.

plazhi i guacave 012

Shtresa e guacave në disa vende të plazhit është e thellë madje 10 metra – ndërsa miliona guaca dikur janë shfrytëzuar për ndërtimin e objekteve të afërta, para se ky plazh të vihej nën mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri botërore, prej kur kujdesi ndaj tij është në maksimum.

I tërë gjiri, në Shark Bay, është një destinacion i popullarizuar turistik, ndërkaq deti i pastër si kristali dhe plazhi i jashtëzakonshëm ngjyrë qumështi, shpesh janë nikoqirë të ceremonive të ndryshme, sidomos martesave. /NGJYRA.COM/

plazhi i guacave 014plazhi i guacave 011plazhi i guacave 09plazhi i guacave 008plazhi i guacave 002plazhi i guacave 001plazhi i guacave 004plazhi i guacave 006plazhi i guacave 007plazhi i guacave 005sea shell beach captiva island