Po ndodh mrekullia e madhe: Leao, Lautaro dhe Onana tek e njejta skuadër për 220 milionë

Bomba e verës: Leao, Lautaro dhe Onana tek e njejta skuadër për 220 milionë.

Lajm bombastik nga Italia, Leao, Lautaro dhe Onana sëbashku tek gjiganti europian për €220m.

Rafael Leao dhe Lautaro Martinez janë dy lojtarët më të mirë në Serie A dhe disa gjigantë europian dëshirojnë shërbimet e tyre.

Sulmuesi portugez ka realizuar 8 gola dhe 10 asistime këtë sezon, ndërsa sulmuesi argjentinas ka realizuar 9 gola dhe 7 asistime.

Dyshja e Serie A, është në shënjestrën e gjigantëve europian dhe në verë Milan dhe Inter pritet të marrin oferta stratosferike për shërbimet e tyre.

Portali i njohur italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United synon transferimin e Rafael Leaos, Lautaro Martinez dhe Andre Onanas verën e ardhshme.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë për treshen e Serie A duke ofruar 220 milionë euro në total.

Për kartonin e Leaos, United do të ofrojë 100 milionë euro, për Lautaro 80 milionë dhe për Onanan 40 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme