Pogba po e kërkon Januzajn te Unitedi

Paul Pogba dhe Adnan Januzaj janë dy shokë të ngushtë të cilët janë rritur në akademinë e Manchester Unitedit

Edhe pas largimit të francezit në drejtim të Torinos, shoqëria e tyre ka vazhduar duke preferuar të kalojnë edhe pushimet së bashku.

Tani Pogba dëshiron të luajë përsëri me Januzajn në United dhe këtë e ka pranuar istogasi.

“Pogba është një lojtar i mrekullueshëm. Ai bëri një zgjedhje tjetër ku doli i suksesshëm dhe tashmë është rikthyer në shtëpinë e tij. Pogba mbetet një lojtar i madh”.

“Është një mik shumë i mirë. Te United ne gjithmonë kemi qëndruar bashkë. Dilnim për darkë bashkë, luanim PlayStation. Ishte si një vëlla për mua”, deklaroi Januzaj.

“Më ka pyetur nëse dua të rikthehem te Manchester United. Ai do që të luajë më mua. Por tani jam te Sunderlandi dhe duhet të jap më të mirën time për këtë klub”.

“Këto janë vendime që merren nga lart. Unë jam një futbollist profesionist dhe më duhet të jem i tillë edhe jashtë fushës”, përfundoi mesfushori kosovar me pasaportë belge.

Kujtojmë që Januzaj është i huazuar tek Sunderland nga Manchester United deri në qershor të këtij viti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme