Policia kufitare ka arrestuar 3 persona për kontrabandim me migrantë dhe falsifim të dokumentit.
Policia kufitare ka arrestuar 3 të dyshuar kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “kontrabandim me migrantë” dhe falsifikim i dokumentit”.
Tek të njëjtit, policia ka gjetur dokumente të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe po ashtu njëri nga të tre ka rezultuar të jetë i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.