Politikania e parë krejtësisht e mbuluar

Boshnjakia Indira Sinanoviç kërkon të bëhet politikania e parë krejtësisht e mbuluar, e cila zgjidhet në detyrë.

Ajo thotë se nëse fiton, do të ndihmojë familjet e varfra, ndërsa do të bëjë gjithçka për të ulur paragjykimin që ekziston ndaj grave myslimane, të cilat mbajnë burka, raporton Gazeta Tema.

37-vjeçarja kandidon në zgjedhjet lokale për të përfaqësuar qytetin Zavidovici, ndërsa thotë se mbulimi me burka është e drejtë bazë e çdo gruaje.

Popullsia boshnjake është 40% myslimane dhe ndonëse njihen si myslimanë liberalë, kohët e fundit nuk kanë munguar aktet e dhunës nga disa ekstremistë islamikë.