Polo GTI përforcohet në 316 kuajfuqi, vjen me vetëm dy ulëse

Oferta e re për Polo GTI të Volkswagenit vjen nga kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Siemoneit Racing.

Siemoneit Racing, motorin e këtij Polo GTI, 2.0-litër TSI me katër cilindra, e ka përforcuar nga 197 në 316 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky Polo GTI tani vjen edhe me marshin automatik DSG. Të gjitha këto, kushtojnë 8998 euro.

Përveç kësaj, në këtë çmimi përfshihen edhe amortizatorët “KW Clubsport”, ulëset e përparme “Recaro” me rripat e sigurimit “Sabelt”, rrotat 18-inç “ATS” me goma “Michelin Pilot Super Sport”, si dhe në vend të ulëseve të pasme është vendosur mekanizmi mbrojtës.

Gjithashtu, Siemoneit Racing tregon se tani ky Volkswagen Polo GTI shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5.2 sekonda, 1.5 sekonda më shpejt sesa modeli standard, si dhe atë maksimale deri në 256 km/h.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme