Populli sirian falënderon Presidentin Trump (FOTO)

Në 24 orët e fundit, raketat e sulmeve amerikane kanë vrarë një numër trupash siriane.

Sulmi u fokusua në një bazë ajrore të qeverisë, një lokacion që mendohet se është burimi i armës kimike me të cilën u sulmuan civilë sirianë, ku mbetën të vdekur rreth 100 prej tyre.

Donald Trump njoftoi se autorizoi sulmin, duke e quajtur Presidentin Assad një “diktator”. Në vazhdën e sulmeve, sirianët janë duke i ndryshuar fotografitë e profileve të tyre në rrjetet sociale, për të falënderuar aksionet e Trump, transmeton Gazeta Express.

Në përshkrimet e fotografive me Trump zakonisht po thuhet “Të duam”, thuhet sipas Independent, një shenjë kjo mbështetjeje për veprimet e Trump.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme