Portieri i Suttonit që hante byrek në bankinë – tani bëhet shitës i tyre

Të gjithë ata që e ndjekin futbollin e njohin ish-portierin rezervë të Sutton United, skuadër e kategorisë së pestë angleze, që u ndesh me Arsenalin në kuadër të FA Cup.

Wayne Shaw ishte i famshëm për peshën e tij (120 kg), por u bë edhe më i famshëm kur u kap nga kamerat duke ngrënë byrek teksa qëndronte në bankën rezervë, ndërkohë që shokët e tij po përballeshin me tipa si Alexis Sanchez apo Mesut Ozil, transmeton KP.

Kjo gjë i kushtoi vendin në skuadër, pasi ngrënia në bankinë ishte kuotuar nga një kompani bastesh dhe hetimet tashmë kanë nisur, por vetë protagonisti duket se ka gjetur menjëherë një punë tjetër.

Wayne Shaw ka nisur të shesë panine, byrekë dhe ëmbëlsira në një biznes të vogël familjar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme