Posaidoni e bën shumë të fuqishëm Mercedes-AMG A45

Kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Posaidon, ka krijuar një model të jashtëzakonshëm i cili është i bazuar në Mercedes-AMG A45.

Posaidon, në fakt, motorin M133 2.0-litër të këtij AMG A45 ka arritur t’ia shtojë edhe 169 kuajfuqi, që do të thotë se ty ky model posedon në total 550 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model i Posaidonit vjen me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – 4Matic.

Gjithashtu, motori M133 i AMG-së tani ka mbushësin më të mirë Turbo, ftohjen më të mirë, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave të bërë nga çeliku, marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi, etj.

Mercedes-AMG ka premtuar më shumë fuqi për gjeneratën e ardhshme të modelit A45, e cila do të shfaqet vitin e ardhshme me 400 kuajfuqi. Spekuloset se edhe modeli hibrid do të vijë në version më të fuqishëm. Paralajmërohet edhe A35 i cili do të arrijë në gjysmën e dytë të këtij viti me mbi 300 kuajfuqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme