Presidenti i FIFA-s thotë se Kosova është vend special

Infantino flet për Vokrrin dhe stadiumin kombëtar: Kosova është vend special.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka mbajtur konferencë për media para selisë së FFK-së.

Ai foli për shumë gjëra, përfshirë Vokrrin e stadiumin kombëtar.

“Më leni të them që është kenaqësi dhe nder që jam në Kosovë dhe të takohem me presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Kosova u bë anëtare e FIFA-s në vitin e parë timin si president. U takova me krerët e shtetit, me të gjithë komunitetin futbollistik në vend. Ju falëndëroj të gjithëve që e promovoni sportin. Kosova është vend special, shumë i ri. Është vend i bekuar nga futbolli kur shikon talentin që ka. Biseduam për stadiumin kombëtar për këtë vend, që do të ishte krenari dhe simbol për këtë vend”, u shpreh Infantino.

Tutje, ai e kujtoi edhe Fadil Vokrrin.

Dua të kujtoj personin që e kam njohur që ka bërë sdhumë për vendin, për futbollin, që e kam njohur menjëherë pasi u bëra president i FIFA-s. Gjëja e parë që bëra kur erdha këtu ishte të vizitoja shtatorin e Vokrrit dhe stadiumin që mban emrin e tij

Kjo është hera e parë që një president i FIFA-s e ka vizituar shtetin e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Infantino u prit nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe më pas takoi krerët e shtetit, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Hajrullah Çekun e Përparim Ramën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme