Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i ka thënë sot “vafsh në djall” presidentit amerikan, Barack Obama, si dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar që t’i shesin armë vendin të tij, por se atij nuk i bën sepse Rusia dhe Kina kanë shprehur vullnetin për t’i furnizuar me armë Filipinet.
Duterte ka shtuar se e ka humbur respektin që kishte për Shtetet e Bashkuara dhe u ankua rreth shqetësimeve të tyre për luftën e përgjakshme kundër drogës në Filipine, duke i quajtur budallenj kritikët e vet, të cilët nuk kanë mundur ta ndalin atë ta kryejë fushatën në të cilën u vranë më shumë se 3 mijë e 400 njerëz brenda vetëm tre muajve, transmeton Express.
“Edhe pse mund t’ju tingëllojë si gjepur, është detyra ime e shenjtë që t’i mbaj të shëndoshë integritetin dhe njerëzit e kësaj republike”, tha Duterte.
Ai ka thënë se nëse SHBA-ja nuk dëshiron t’i shesë armë atij, atëherë ai do të blejë në Rusi dhe Kinë.
“Nëse nuk dëshironi të na shisni armë, do të shkoj në Rusi. Kam dërguar disa gjeneralë në Rusi dhe Rusia ka thënë: mos u brengosni sepse do t’ju japim çfarëdo që ju nevojitet”, shtoi ai.