Çmimi fillestar është 90 mijë e 600 euro

Audi ka prezantuar gjeneratë e katërt e limuzinës luksoze A8 për herë të parë është zbuluar në Barcelona.

A8 është me plot inovacione teknologjike dhe kompania gjermane beson se automobili i parë me autonominë e nivelit të tretë dhe elektronikës, e cila përkujdeset për çdo aspekt të vozitjes, do të hapë rrugë të re për të gjitha modelet e Audi, të cilat pritet të dalin në shitje viteve të ardhshme.

Vetura posedon inteligjencën artificiale Traffic Jam Pilot, e cila kontrollon veturën deri në shpejtësi 60km në orë, dhe në Audi thonë se vozitësi mund të heqë duart nga volani dhe t’iu përkushtohet aktiviteteve tjera, të cilat ia afron vetura, të themi shikimi i filmave.

Atëherë kontrollin mbi të gjitha sistemet e merr njeriu, ndërsa për komforin e tij përkujdeset sistemi i ri elektro-mekanik dhe motori, i cili ofron ndjenjën sportive të vozitjes.

Fuqia do të bartet nga agregati – për fillim dy V6 turbo 3.0l TDI (286 kuaj fuqi) dhe 3.0l TFSI (340 kuaj fuqi), ndërsa më vonë edhe variantet dizel dhe benzinë 4.0l V8. Seria do të plotësohet me motorin 6l W12.  Çmimi fillestar është 90 mijë e 600 euro për versionin bazë A8, ndërsa për atë me shenjën L  do të jetë 94.100./21Media

Image result for audi a8