Princat beqarë më të lakmuar në botë (Foto)

Më mirë se çdo beqar tjetër në botë, këta princa konsiderohen zgjedhja më e mirë që mund të bëhet.

Ndonjëherë të bukur dhe gjithmonë të pasur, ja ata që lakmohen nga të gjitha.

Më poshtë gjenden dhjetë princat që janë ende në kërkim të shoqes së jetës.

Hussein i Jordanisë, 22 vjeç, atleti

Ai është djali i madh i mbretit Abdullah II dhe mbretëreshës Rania. Qe prej 2 korrikut 2009 ai është zyrtarisht princ pasardhës.

Princi Harry, 31 vjeç, joshësi

Ai është djali i vogël i Lady Diana dhe Princit Charles te Britanisë se Madhe.

Cassius Taylor, 20 vjeç, djali i keq

Ai është një prej pasardhësve te familjes mbretërore Angleze dhe ka pak mundësi qe te vihet ne fron, megjithatë është një nga princat (titull i pavendosur zyrtarisht) qe lakmohet me tepër. Ai është djali i Lady Helen Windsor dhe nipi i Dukës se Kentit.

Hamdan Ben Mohammed Al Maktoum (Fazza), 34 vjeç, sentimentali

Ai është princ trashëgimtar dhe Emiri i ardhshme i Emirateve te Bashkuara Arabe, por është edhe poet dhe mjaft aktiv. Ai merret me gjueti, not, zhytje, kalërim, vallëzim, ngjitje ne mal, etj.

Hugh Grosvenor, 25 vjeç, miliarderi

Ai është duka i shtate i Westminister qe pas vdekjes se te atit me 9 gusht 2016. Pasuria e tij është 9,7 miliard dollarë përveç pronave te shumta ne Londër. Ai është aristokrati me i pasur i Mbretërisë se Bashkuar, madje renditet edhe me lart se vete Mbretëresha

Philippos i Greqise, 30 vjeç

Ajo që do martohet me të nuk do bëhet kurrë mbretëreshë, pasi familja nga vendi për të kërkuar strehim në Romë, në Danimarkë e më pas ne Londër. Vet Princi jeton në New York.

Marius Borg Hoiby, 19 vjeç

Ai është frut i një dashurie afatshkurtër te Mette-Marit te Norvegjisë me Morten Borg. E ëma ka qene nene beqare për shume kohe, por me pas u martua me trashëgimtarin e fronit te Norvegjisë, Haakon Magn ne vitin 2001. Marius u integrua me se miri ne familjen mbretërore.

Joachim i Belgjikës, 25 vjeç

Ai renditet i teti në radhën për të marrë fronin, pasi është nipi i Mbretit Philipe dhe djali i dytë i Princeshës Astrid.

Wnceslas i Lihtenshtajnit, 42 vjeç

Ai është nipi i sovranit të një prej shteteve më të vogla të Evropës.

Albert Von Thurn und Taxis, 33 vjeç

Që në vitin 1990 kur ishte vetëm 7 vjeç, Albert merr titullin princ i shtëpisë Von Thurn und Taxis, pasi i vdes babai. Ai është një nga pronarët e patundshmërive më të mëdhenj te Gjermanisë.