Pse kombëtarja belge lë jashtë skuadre Eden Hazard?

Sulmuesi i Reali të Madridit nuk do të jetë pjesë e kombëtares belge për ndeshjet kualifikuese të Euro2020 për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Ai udhëtoi dje drejt Belgjikës, por stafi mjekësor i ekipit vlerësoi se dëmtimi i tij është delikat dhe se nuk ishte në gjendje të luante pasi rrezikonte të bëhej më keq. Tashmë 28 vjeçari do të vazhdojë rikuperimin në Spanjë që të jetë gati të debutojë kundër Levantes në datë 14 shtator. Reali i Madridit mund të qetësohet tashmë pasi Hazard nuk do të luajë për Belgjikën pasi ishte e pamundur për të. Ai do të humbasë kualifikueset kundër San Marinos dhe Skocisë në datë 6 dhe 9 shtator.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme