Pse nuk po bëhet publike dëshmia e Getit për rastin e Ledrit

Getoar Selimi është thirrë në gjykatë për të dëshmuar për rastin e rrahjes në mes të Ledri Vulës dhe Krenar Çoçajt që kishte ndodhur më 7 qershor të vitit 2012

Besohet se dëshmia e Getit do të jetë kryesore, pasi që mbi të do të jepet verdikti final.

Geti ka dëshmuar sot në gjykatë në lidhje me këtë rast por dëshmia e tij ende nuk ka dalë nëpër media.

Besohet se ai ka treguar pak a shumë se çfarë ka ndodhur në natën e 7 qershorit 2012, ku Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën kishin sulmuar Ledri Vulën pasi i kishin zënë rrugën me makinë.

Ata e kishin nxjerrë nga automjeti në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Vula në padinë e tij është shprehur se ata e kanë goditur me hekur në shpinë dhe në kokë.

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar Getoari në sallën e gjyqit pasi me kërkesë të të dyja palëve mediat janë ndaluar të marrë pjesë në këtë seancë.

Ajo që dihet është se që prej asaj kohe marrëdhënia mes Ledrit dhe Getoarit është ftohur dukshëm. Vula nuk është më pjesë e label-it Babastars dhe prej kohësh ata nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

Madje, Ledri ka bërë këngë edhe me Noizyin, që konsiderohet armik i BabaStars pasi ka ndodhur ky incident, edhe pse me Noizyin Ledri ishte përleshur në një aeroport në Zvicër. /GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme