Paris Saint Germain ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang.
“L’Equipe” raporton se gjiganti francez është pajtuar me kushtet që i ka kërkuar sulmuesi gabonez për transferimin në “Parkun e Princave”, transmeton ORAinfo.
PSG i ka ofruara 17 milionë euro pagë në sezon Aubameyangit, vetëm që të transferohet në Francë, ku siç raporton e përditshmja franceze, gabonezi është pajtuar me marrëveshjen.
Kujtojmë se në garë për ta transferuara Pierre Emerick Aubameyang është edhe Milani, që dikur e kishte në skuadër./ORAinfo/