Publikohen fotografit e para zyrtare të Suzuki Swift 2017

Fotografitë e publikuara për shtyp nga kompania japoneze Suzuki kanë zbuluar modelin e ri të Swift, transmeton koha.net.

Motorin ky model do ta ketë 1.2 litërsh Dualjet me benzinë, ndërsa do ta ketë sistemin e frenimit e Suzukit, që rigjeneron energjinë, që rrit fuqinë në masë të madhe.

Versioni sportiv RS i Swift ka të njëjtën teknologji të frenimit, ndërsa do ta ketë motorin 1.0 litërsh Bootsterjet turbo turbo benzinë, e tjetrin që po ashtu do të ofrohet është 1.4 litërsh me benzinë, transmeton koha.net.

Suzuki Swift i ri do të jetë më i gjatë, më i ulët e më i gjerë se versioni i tanishëm, duke ofruar stabilitet e shpejtësi në praktikë.
“Lehtësia dhe vozitja argëtuese do të jetë fokusi”, ka thënë drejtori i marketingut Dale Wyatt.

Suzuki Swift i tanishëm kushton i ri rreth 11 mijë euro, ndërsa edhe modeli i ri i tij pritet të kushtojë rreth kësaj shume, ndërsa do të dal në shitje me 4 janar në Japoni, e në Evropë pritet të prezantohet në panairin e veturave në Gjenevë, e të dal në shitje më vonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme