Punë e kryer: Adis Beciragic, trajner i ri i Trepçës

Adis Beciragic, trajner i ri i Trepçës.

Klubi basketbollistik nga Mitrovica, Trepça ka njoftuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të ri, Adis Beciragic.

Trepça humbi para disa ditësh mundësinë për t’u shpallur kampion i Kosovës, pasi u mposht nga Peja me rezultat 3:2 nga pesë ndeshje të “Play-Off”-it.

Humbja në ndeshjen e fundit në “Minatori” erdhi edhe për shkak të disa problemeve dhe largimit të trajnerit Engin Gencoglu.

Megjithatë, “Minatorët” nuk kanë qëndruar duarkryeq dhe tashmë kanë emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për një emër të njohur si Beciragic, i cili është përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës dhe ka drejtuar para disa sezonesh Pejën dhe në dy sezonet e fundit Golden Eagle Yllin.

Postimi pa ndërhyrje i KB Trepçës

Mirë se vjen Adis Beciragic

Të nderuar tifozë.

Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Adis Beciragic është trajner i ri i skuadrës sonë. Beciragic është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm. Është edhe përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës.

Mirë së vjen në familjen gjelbër e zi, z.Beciragic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme