Punë e kyer: Lampard shkarkohet nga pozita e trajnerit te Evertoni

Frank Lampard është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Evertoni.

Klubi nga qyteti i Liverpoolit ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për vendimin për shkarkimin e anglezit, shkruan Gazeta Express.

Lampard u shkarkua nga pozita e trajnerit shkaku i rezultateve të dobëta.

Bashkë me të janë larguar edhe ndihmësit; Joe Edwards, Paul Clement, Ashley Cole dhe Chris Jones. Kurse, Alan Kelly do të mbetet trajner i portierëve.

“Angazhimi dhe përkushtimi i Frank dhe ekipit të tij kanë qenë shembullor gjatë gjithë kohës së tyre në klub, por rezultatet e fundit dhe pozicioni aktual i ligës nënkuptonin që ky vendim i vështirë duhej marrë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit.

Evertoni, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara në Premierligë këtë sezon, ka grumbulluara 15 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit (19) në tabelë.

Lampard me skuadrën nga “Goodison Park” këtë sezon regjistroi tri fitore, gjashtë barazime dhe 11 humbje në elitën e futbollit anglez.

Evertoni njoftoi gjithashtu se tashmë ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e 44-vjeçarit.

“Klubi ka filluar procesin për të siguruar një trajner të ri dhe do të japë përditësime për emërimin në kohën e duhur. Paul Tait dhe Leighton Baines do të marrin pjesë në stërvitje derisa të emërohet një trajner i ri”, thuhet në njoftimin zyrtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme