Raketat e Putinit bien pranë kufirit të NATO-s: 35 viktima

BILD

Tani lufta e Putinit është shumë afër kufijve të NATO-s!

Zona rreth metropolit ukrainas të Lvivit është tronditur nga disa shpërthime për herë të parë që kur nisi lufta më shumë se dy javë më parë.

Sipas administratës ushtarake rajonale në Lviv, tetë raketa kanë goditur një bazë në Yavoriv. Ushtria ukrainase tha për BILD se ka të vdekur dhe të plagosur.

35 persona kanë vdekur nga sulmi, 57 janë plagosur.

Në Yavoriv ka një qendër të trajnimit ushtarak dhe një terren të stërvitjes ushtarake. 19 ambulanca janë larguar nga kjo bazë me sirenat e ndezur, tha një dëshmitar për Reuters. Edhe shtatë ambulanca janë nisur drejt kësaj qendre.

Sirenat e alarmit ajror janë ndezur dhe banorëve iu kërkohet që të qëndrojnë në streha.

Në bazën e sulmuar thuhet se ka pasur edhe të huaj. Ushtria ukrainase nuk e konfirmon këtë për BILD, por thotë se nuk ka pasur të huaj të lënduar në sulm.

Shpërthimet janë dëgjuar edhe në Poloni, tha një reporter i agjencisë gjermane DPA.

Baza ushtarake është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë.

Lvivi është një bazë për qindra dhe mijëra ukrainas që duan të largohen në drejtim për Europës për shkak të sulmit rus.

Shumë vazhdojnë të udhëtojnë nga Lvivi për në drejtim të Polonisë.

Deri më tani qyteti ishte cilësuar si i sigurt. Disa vende madje kishin zhvendosur ambasadat e tyre nga Kievi për në Lviv.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Ivano Frankivsk, një qytet në perëndim të Ukrainës, raportoi për një sulm në aeroport. Ivano-Frankivsk është rreth 100 kilometra në jug të Lvivit.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme