Ivan Rakitic nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.
Mesfushori kroat ka konfirmuar se ëndrra e tij e madhe është të vazhdojë të luajë për gjigantin katalan.
“Nuk e kam refuzuar asnjë ofertë sepse jemi duke biseduar. Besoj se do të mbetem”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.
“Dua t’i ndihmoj klubit të fitojë të gjithë titujt që synon, që janë shumë për klubin më të mirë në botë. Ëndrra ime është të vazhdoj të luaj për Barcelonën”, theksoi Rakitic. /Lajmi.net/