Ramos tallet me Barcelonën për humbjen nga PSG!

Sergio Ramos ka ngacmuar Barcelonën për humbjen nga Paris Saint-Germain.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka pranuar se i pëlqeu humbja e Barcelonës nga Paris Saint-Germain me rezultat 4:0 në Ligën e Kampionëve.

I pyetur nëse ishte i lumtur për humbjen e Barcelonës në Paris, Ramos u përgjigj: “Unë nuk do të them jo”, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk më pëlqen të shoh miqtë e mi duke vuajtur, por natyrisht unë nuk preferoj që Barcelona të fitoj”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/