Range Rover Evoque feston ditëlindjen e 6’të me model special (FOTO)

Land Rover ka zbuluar një veturë të edicionit special të modelit Range Rover Evoque për të festuar gjashtë vjetorin e prodhimit dhe shitjen e 600 mijtë të tyre, që nga prezantimi i tij në 2011-ën.

Ky model i ri i edicionit special 4×4 do të dal në shitje gjatë këtij muaj, ndërsa do të shitet për 46 mijë euro.

Modeli i ri do të quhet Evoque Landmark edition, ndërsa ka shumë përditësime nga modeli standard i tij.

Evoque Landmark edition vjen me tre opsione të ngjyrave për t’u zgjedhur, të bardhë, të gjelbër dhe të kaltër.

Nga brenda ngjyra e gri e errët është përdorur më shumë, ndërsa ka një ekran me prekje 10-inch për kontrolle, i cili përkrah lidhjen 4G Wi-Fi.

Derisa Land Rover është duke festuar gjashtë vjetorin e modelit më të shitur, gjenerata e dytë e Evoque është duke u ndërtuar dhe mund të dal në vitin 2019.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme