E martë, 25 Tetor 2016 – Sakte.net
Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales beson që sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo do ta fitojë çmimin e ‘Topit të Artë’.
“Mendoj se Cristiano do të fitojë Topin e Artë. Champions League dhe Euro 2016 janë dy trofe jashtëzakonisht të rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ky është viti i Cristiano Ronaldos”, ka thënë Raul për Cadena Ser.
Ditën e djeshme “France Football” publikoi 30 kandidaturat e mundshme ku mes tyre Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë favoritët kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’.