“Reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm”- Zyrtari i lartë i Policisë për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit: Oficeri e kreu detyrën! Duhet të bëjmë më shumë si shoqëri

Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka folur lidhur me rastin e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, të cilit iu mor jeta me thikë nga bashkëmoshatari i tij.


Rebani Jaupi tha se policia e shtetit pati reagim të menjëhershëm për ngjarjen.

“Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, brenda 3-4 minutash kanë qenë shërbimet e policisë në vendngjarje. Ka qenë prezente edhe patrulla e përgjithshme”, tha ai, ndërsa theksoi se vitin e fundit siguria në shkolla ka marrë një vëmendje të veçantë nga Policia e Shtetit.

“Vitin e fundit siguria në shkolla ka marrë një vëmendje të veçantë. Vitin e kaluar kemi përcaktuar detyrat që secili duhet të ndjekë. Kemi përcaktuar një perimetër të sigurisë, 150-200 metra nga sholla. Kjo u bë që fëmijët të jenë të sigurt jo vetëm në shkollë, por edhe gjatë hyrjes dhe daljes nga ambientet e shkollës. Te perimetri i sigurisë fusim edhe shitjen e ambulantëve, që ishin të pa licencuar që shisnin sende dhe ushqime të pakontrolluara”, tha Jaupi në emisionin Kjo Javë në News24.

Ndër të tjera, foli dhe për rolin e oficerit të sigurisë në shkollë, duke thënë se e kreu detyrën e tij për rastin.

“Është një detyrim i grupit hetimor, i cili është nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Hetimin në këtë moment e drejton prokuroria, por ajo që dua të theksoj, mendoj se detyrimet që policia i ka patur, vjen se detyrimet e oficerit në shkolla është kryer, pasi në bazë të protokollit që ka oficeri i policisë, pasi ka dë3gjuar që ka një mosmarrëveshje, dy të miturit janë thirrur, janë ballafaquar dhe kanë rënë dakord që nuk do ta vazhdojnë. Ka njoftuar drejtorinë dhe prindërit. Natyrisht këto janë veprime të dëgjuara nga njëra palë, por dua të theksoj se grupi hetimor ka marrë gjithë personat në pyetje dhe është në dorën e tyre për të gjykuar veprimet dhe mosveprimet”.

Jaupi tha gjithashtu duhet bërë më shumë si shoqëri.

“Mendoj se është një ngjarje shumë e rëndë. Nuk duhet të ndodhë në shkollat tona. Jeta është shumë e shtrenjtë. Duhet të bëjmë më shumë si shoqëri. Nuk duhet ta kthejmë edukimin e nxënësve në një ambient të rrethuar me punonjës policie. Duhet një reflektim i gjithë shoqërisë, bashkëpunim i ndërsjelltë i punonjësve të policisë, me prindërit dhe shkollat”, tha Jaupi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme