Reagon Zuckerberg pas akuzave të ish-punonjëses së Facebook

Mark Zuckerberg iu përgjigj ish-punonjëses së Facebook, e cila dëshmoi se CEO i Facebook nuk mban përgjegjësi dhe se kompania fiton duke rrezikuar privatësinë e njerëzve.

Zuckerberg tha se kompania që ai themeloi kujdeset “thellësisht për çështje si siguria, mirëqenia dhe shëndeti mendor”.

Përgjigjja erdhi menjëherë pas deklaratave të ish-punonjëses Frances Haugen.

Haugen tha se kompania minimizoi efektet negative të Instagramit në shëndetin mendor të adoleshentëve, përjashtoi përdoruesit me shumë ndjekës nga rregullat e përmbajtjes dhe nuk arriti të godiste kartelat e drogës dhe trafikantët e njerëzve.

Zuckerberg hodhi poshtë akuzat në një letër drejtuar punonjësve që ai e bëri publike të martën, duke shkruar se deklaratat keq-përfaqësojnë punën dhe motivet e tyre.

“Nëse nuk do të kujdeseshim për luftimin e përmbajtjes së dëmshme, atëherë pse do të punësonim kaq shumë njerëz të përkushtuar për këtë sesa çdo kompani tjetër në hapësirën tonë – edhe ato më të mëdha se ne?” ka shkruar Zuckerberg.

 

“Nëse do të donim të fshihnim rezultatet tona, pse do të kishim krijuar një standard udhëheqës në industri për transparencën dhe raportimin e asaj që po bëjmë?”

 

Zuckerberg gjithashtu komentoi ndërprerjen e gjatë të së hënës të Facebook dhe produkteve të tij Instagram dhe WhatsApp, të cilat i shkaktuan kompanisë 50 miliardë dollarë humbje.

“Ne kemi kaluar 24 orët e fundit duke diskutuar si mund t’i forcojmë sistemet tona kundër këtij lloj dështimi,” tha ai duke e quajtur incidentin, ‘ndërprerjen më të keqe në vite’.

“Kjo ishte gjithashtu një kujtesë se sa e rëndësishme është puna jonë për njerëzit … të cilët mbështeten në shërbimet tona për të komunikuar me të dashurit, për të drejtuar bizneset e tyre ose për të mbështetur komunitetet e tyre.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme