Real-Bayern: Formacionet e mundshme, madrilenët me tre mungesa, Bayerni vetëm një (Foto)

Real Madrid dhe Bayern Munich do të takohen sonte në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Reali tashmë ka konfirmuar se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gareth Bale, i cili nuk është i gatshëm të luan në ndeshjen e sotme.

Gjithashtu nuk do të luajnë as Pepe dhe Raphael Varane, ku në vend të tyre do të startojë Nacho Fernandez, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Mats Hummels mund të jetë mungesa e vetme te Bayerni pas rikthimit të Robert Lewandowksit.

E përditshme sportive spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Ndryshe, takimi do të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu dhe pritet të filloj në ora 20:45. /Telegrafi/