Real Madrid – Liverpool, këto pritet të jenë formacionet startuese

Real Madrid do e pres Liverpoolin në “Alfredo di Stefano”, sfidë e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” dhe “Reds” kërkojnë vetëm fitore që të kenë avantazhin edhe në ndeshjen kthyese.

Te Reali vërehen mungesat e tre yjeve si Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Eden Hazard, por është rikthyer Fede Valverde.

Ndërsa, edhe te skuadra e Liverpoolit mungojnë disa lojtarë, si Virgil van Dijk, Joel Matip, Joe Gomez dhe kapiteni Jordan Henderson.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (3-5-2): Courtois; Militao, Varane, Nacho; Vazquez, Modric, Casemiro, Kroos, Mendy; Benzema, Vinicius Jr

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Thiago, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Jota