Real Madridi ia “rrëmben” lojtarin rivalit lokal, e konfirmon edhe Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se lojtari i Rayo Vallecano, Fran Garcia do të nënshkruajë kontratë me klubin madrilen në fund të sezonit.

Pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Rayo Vallecanos, të cilën vendasit e fituan 2:1, ai tha se mbrojtësi i majtë i talentuar do t’i bashkohet skuadrës sezonin e ardhshëm.

“Garcia luan si mbrojtës i majtë dhe ka shumë energji. Ai është i shpejtë me topin dhe i mirë në sulm. Ai i përshtatet Realit, dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në klubin tonë”, tha Ancelotti, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.

Garcia kaloi në akademinë e të rinjve të Real Madrid. Në vitin 2020, ai shkoi në huazim te Rayo Vallecano, i cili një vit më vonë bleu Garcia nga Reali për dy milionë euro.

Kujtojmë, madrilenët aktualisht janë në vendin e dytë në La Liga me dy xhiro para përfundimit të kompeticionit. Në Ligën e Kampionëve u eliminuan në gjysmëfinale nga Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5:1.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme