Reali 100 mln euro për Mbappen, PSG në gjurmët e Aubameyang

Reali i Madridit po synon të përforcohet dhe ka vendosur nën shënjestër një prej talentëve më të mëdha të futbollit europian, Kilian Mbapen. Sipas mediave në Francë, klubi madrilen është gati ti ofrojë Monakos 100 milion euro për shërbimet e sulmuesit 18 vjeçar, ndërkohë PSG kërkon kartonin e  yllit të Dortmundit, Aubamejang.

Ligat europiane por edhe kompeticionet e tjera të rëndësishme si Champions League dhe Europa League po i drejtohen fazës përmbyllëse, për rrjedhojë kanë nisur të shtohen spekulimet e merkatos.  Kylian Mbappe është një nga zbulimet e këtij edicioni. 18 vjeçari ka spikatur me ngjyrat e Monacos duke qënë një nga pikat më të forta të ekipit nga Principata, i cili kryeson kampionatin francez dhe ndodhet në gjysmë-finalet e Ligës së Kampionëve.

Mediat franceze raportojnë se është shtuar ndjeshëm interesi i Realit të Madridit për sulmuesin francez. Mësohet se “Los Blancos” janë gati të kalojnë në llogarinë e Monacos, jo pak , por 100 milion euro për të drejtat e Mbappes. Një shifër e cila nuk ka se si të mos merret në konsideratë nga klubi bardhekuq. Në garë për aftësitë e 18 vjeçarit është edhe Bajerni i Mynihut.

Një tjetër sulmues i nivelit të lartë është pa diskutim Pierre Emerick Augbameyang. Emri i tij është përmendur në listën e dëshirave të shumë klubeve, më i fundit Milani, megjithatë duket se lëvizjet konkrete po i kryen PSG.  Financat nuk i mungojnë klubit parizien dhe përflitet se në zyrat e Borusias së Dortmundit do të parashtrohet një ofertë prej 85 milion eurosh. Gjithsesi për momentin asnjë fazë e bisedimeve nuk ka nisur dhe gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve.  /Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme