Reali e zyrtarizon largimin e Asensios: S’do ta harrojmë kurrë karrierën e tij

Reali njofton zyrtarisht largimin e Asensios: S’do ta harrojmë kurrë karrierën e tij.

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin për mesfushorin Marco Asensio.

Përmes një komunikate zyrtare, Reali tha se Asensio ishte një lojtar që ka mbrojtur stemën dhe fanellën e klubit për shtatë sezone radhazi.

“Ai mbërriti në Real Madrid kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka arritur të hyjë në historinë e klubit tonë si pjesë e një ekipi që ka luajtur në një nga periudhat tona më të suksesshme”, thuhet në komunikatën e Realit.

Marco Asensio ka fituar 17 tituj me Real Madridin, prej tyre tri kupa evropiane, katër Kupa të Botës për Klube, tri Superkupa Evropiane, tri La Liga, një Copa del Rey dhe tri Superkupa Spanjolle.

“Ne madridistët nuk do ta harrojmë kurrë karrierën dhe sjelljen e tij shembullore gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe i uron atij dhe familjes së tij fat në këtë fazë të re”, thuhet në komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme