Reali po mendon për kthimin e Odegaardit

Te skuadra e Real Madridit po mendojnë për kthimin e mesfushorit norvegjez Martin Odegaard, i cili është huazuar për dy vjet te Real Sociedadi.

Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar të hënën se Reali po shqyrton kthimin e Odegaardit në fund të këtij edicioni pas paraqitjeve të mira te Sociedadi.

Odegaard para fillimit të këtij edicioni u huazua për dy vjet te Sociedadi, pasi klubi bask pranoi të paguante pagën e tij vjetore prej dy milionë eurosh.

Reali ka të drejtën e kthimit të tij për dy milionë euro dëmshpërblim. 20-vjeçari, këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar po aq herë në shtatë ndeshje në La Liga te Sociedadi. Odegaard ka kontratë me Realin deri në vitin 2023.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme