Regjisori 19 vjeçar shqiptarë, Murat Zherka paralajmëron bashkëpunim me producent të New York Film Academy

Ndonëse Maqedonia nuk ofron kushte aspak optimale për kulturën dhe artin, përfshirë këtu edhe regjinë e filmit, kjo nuk paraqet aspak problem për ta prishur ëndërrën e tij si regjisor i ardhshëm i filmave me renome botërore. Bëhet fjalë për regjisorin 19 vjeçar shqiptarë nga Shkupi, Murat Zherkën. Ai tanimë ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër, kështu duke qenë në garrë për filmin më të mirë në festivale ndërkombëtare. Rreth tij dhe ambicieve të tij, eksluzivisht në intervistën e portalit Almakos, “3pyetje nga Mensur Krasniqi” flet vet regjisori, Murat Zherka. Në kuadër të kësaj interviste, përve[ tjerash ai zbuloi edhe bashkëpunimin e mundshëm me një producent/aktor Iranian.

Mensur Krasniqi: Ndonëse vetëm 19 vjeçar ju tani keni hyrë në ujërat e thella të regjisë dhe filmit. Madje nuk kanë munguar edhe çmimet ndërkombëtare për realizimet e juaja. Na thoni cili është suksesi juaj më i lartë deri tani?

Murat Zherka: Gjithçka filloi me filma të metrazhit 1minut ku për disa ishin të rëndësishëm e për disa jo.Unë isha pjesë e disa festivaleve të ndryshme si në Paris,Chicago,Kroaci,Brazil flasim për festivale për filma 1 minut.Fakti që unë arrita të jem prezent në disa nga vendet me kinematografin më të zhvilluar në botë ose në vendet ku lindi filmi për mua është shumë sukses i madh përderisa arrita ta shof nga afër se si funksionon një festival i filmit edhe pse ndoshta jo Cannes ose Oscar. Ka edhe çmime të ndryshme dhe festivale tjera por për mua udhëtimi në Paris dhe Chicago mbetet padyshim gjëja më e rëndësishme ose “suksesi” më i madh deri tani.

Mensur Krasniqi: A mendon se mund të realizohesh si regjisor i filmit në Maqedoni, duke pasur parasysh se shumë të rinjë e kanë prishur ëndërrën e tyre në mungesë të kushteve që ofron shteti për talentët e rinj?

Murat Zherka: Kinematografija jonë nuk është shumë e zhvilluar shkaku i kushteve të dobëta dhe kjo e bën që shumë të largohen ose të dorëzohen. Mungesa e financave,materialisht,përkrahjes etj.Nëse flasim për mua unë do të vazhdoj deri sa të arrij atë që dua duke e ditur që do të ketë shumë pengesa dhe probleme por ky problem e bën punën më interesante dhe ndoshta një çmim i madh në ndonjë festival të madh do na gëzonte neve më shumë se të gjitha vendet tjera duke e ditur se si është gjëndja në vendin tonë. Kur unë do të mbaroj me studimet unë do të jem një regjisor dhe pastaj do të filloj të punoj ndryshe dhe më mirë për të arritur aty ku duhet.


Mensur Krasniqi: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen. Çka mund të presim, ndonjë planprojekt të ri?

Murat Zherka: Për momentin jam student dhe jam i fokusuar në studimet dhe të mësoj gjithçka që ka të bëj me filmin dhe më gjërë.Në të ardhmen planifikoj të realizoj filma dhe ta shëtis botën në festivale të ndryshme dhe të kthehem me çmime në shtëpi duke ju treguar të gjithëve se ne mundemi.Gjithashtu dua tju informoj se unë gjat gjithë kohës jam duke punuar dhe kërkuar për diçka më të madhe, ku këtë muaj takova një producent/aktor Iranian që jeton dhe vepron në Suedi.Ai ka studiuar në New York film academy dhe ka një eksperiencë të madhe duke punuar shumë filma dhe një njeri me suksese të ndryshme dhe kur ne u takuam ai më tha se pas mbarimit të studimeve është gati të më ndihmojë dhe të bashkpunojmë për diçka më të mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme