Rekord i ri golash në Ligën e Kampionëve

Faza e sivjetme e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka parë më së shumti gola në histori.

Goli i Paulo Dybalas që kaloi Juventusin në epërsi ndaj Portos ishte goli i 57-të i kësaj faze duke vendosur rekord të ri.

Ndeshjet mes Bayernit dhe Arsenalit, që dha 12 gola në total, dhe ajo e Barçës me PSG-në që në total dha 11 gola, ishin kontribuuesit më të mëdhenj për rekordin.

Pas golit të Dybalas, Leicesteri shënoi edhe një herë duke rritur rekordin, ndërsa pasi që kanë mbetur edhe dy ndeshje që do të zhvillohen nesër mes Manchester Cityt e Monacos dhe Bayer Leverkusenit e Atleticos, ky rekord mund të vazhdojë të thellohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme