Rekord klikimesh për hitin e Kidës e Xhensilës (Video)

E premte, 11 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Kënga e dy artistëve po dëgjohet gjithandej.

‘Uh baby’ është kënga me të cilën kanë ardhur në bashkëpunim këngëtaret Kida dhe Xhensila Myrtezaj.

Siç edhe është pritur, kënga po dëgjohet shumë nga fansat e muzikës shqipe dhe videoja në Youtube ka arritur rekord klikimesh, duke arritur të marrë më se 428 mijë shikime, në pak më shumë se 24 orë pas publikimit, shkruan lajmi.net.

Sigurisht, ky numër do të vazhdojë të rritet pasi që kënga me të vërtetë po dëgjohet në të gjitha anët./lajmi.net