Rënia e Mariupolit do të ishte ‘shkatërruese’

Një politikan ukrainas thotë se rënia e Mariupolit do të ishte “shkatërruese”. Duke folur në programin “Today” të BBC Radio 4, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klympush-Tsintsadze, tha se sulmi i Rusisë ndaj fabrikës së çelikut Azovstal nga toka dhe ajri “do të ishte padyshim shumë i dhimbshëm, shkatërrues për ne.

Por ne jemi të vendosur të kthejmë të gjitha territoret tona”. Klympush-Tsintsadze tha se forcat ruse janë përpjekur të futen brenda fabrikës së çelikut përmes tuneleve nëntokësore “duke gjetur një tradhtar” për t’u treguar atyre rrugën, por tha se deri më tani ata kishin qenë të pasuksesshëm.

Ka disa sugjerime se ushtarët rusë janë tashmë brenda uzinës, por është e paqartë se sa të sakta janë këto raporte.

Klympush-Tsintsadze shtoi se Ukraina “po pret që të ndodhë një mrekulli” në mënyrë që civilët ende të bllokuar në uzinë të mund të shpëtohen.

Rusia ka thënë se do të zbatojë një armëpushim sot për të lejuar më shumë evakuime të civilëve nga uzina Azovstal.

E pyetur se sa i besueshëm ishte pretendimi i Rusisë, ajo tha se Rusia ka “shkelur” fjalën e saj kur janë arritur marrëveshjet, por se do të ishte “një mundësi e madhe për të shpëtuar jetën e civilëve të tjerë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme