Tenisti spanjoll Rafael Nadal rikthehet kampion olimpike pas 8 vitesh, duke triumfuar sot në mëngjes në finalen e lojës dyshe, bashkë me patriotin e tij marc Lopez.
Dyshja spanjolle mposhi në finale 2-1 (6-2, 3-6, 6-4) dyshen rumune të përbërë nga Florin Mergea dhe Horia Tecau, që morën medaljen e argjendtë. Tetë vjet më parë, Nadal pat fituar të artë në Pekin në lojën teke, ndërsa këtë herë arrin të triumfojë edhe në lojën dyshe.
Një ndeshje e mirë e dyshes spanjolle, që tregoi superioritet në fushë, sidiomos në moment delikate (dyshja amerikane Steve Johnson e jack Sock morën të bronztën).
Për Nadal një medalje e vuajtur, pasi vendosi të marrë pjesë në Olimpiadë vetëm në momentet e fundit. ai është në garë për një medalje edhe në lojën teke, pasi është kualifikuar për në gjysmëfinale, ku do të përballet me argjentinasin Juan Martin Del Potro (ka eliminuar Djokovic në raundin e parë), njofton telesport.
gjysmëfinalja tjetër për meshkuj është ajo mes britanikut Andy Murray dhe japonezit Kei Nikishori. Për femra është përcaktuar çifti finalist dhe për të artën do të luajnë tenistja gjermane Angelique Kerber dhe ajo e Porto Rikos, Monica Puig. Po sot përcaktohet edhe fituesja e medaljes së artë në lojën dyshe për femra.