Rita Ora vazhdon të mbetet në qendër të mediave rozë, jo vetëm për projektet e saj por edhe për pjesëmarrjet e saj nëpër evente të ndryshme.
Këtë herë Rita ishte e ftuar në mbrëmjen e brendit Cartier në Los Angleses, teksa kjo e fundit ka lançuar në treg prodhimin më të ri të orës së famshme ‘Panthere’, e cila nuk është prodhuar prej 15 vitesh.
Në hyrje këngëtarja me origjinë shqiptare përshëndeti publikun teksa ishte e veshur me një fustan të kuq dhe me mjaft stoli të kësaj marke.