Robert De Niro refuzon foton me Schwarzenegger: Jo me ata që mbështesin Trump

Gara presidenciale mes Donald Trump dhe Hillary Clinton ka përçarë si kurrë më parë amerikanët dhe

këtë e ilustron më së miri edhe një shembull nga yjet e Hollywood-it.

Robert De Niro refuzoi të bëjë një foto me Arnold Schwarzenegger.

“Nuk dua të kem të bëj fare me njerëz që mbështesin Donald Trump”, është shprehur De Niro dhe ka braktisur fotografinë, sipas revistës Variety.

De Niro dhe Schwarzenegger ishin të ftuar në një takim të organizuar nga “Miqtë e Izraelit” në Beverly Hills dhe para se të shkrepej fotoja mes tyre, De Niro ka pyetur vazhdimisht “Terminatorin” nëse do të votonte për Trump.