“Ronaldinho më tha: Messi, më i madhi që ka jetuar ndonjëherë”

Ylli i Los Angeles Lakers dhe NBA, Kobe Bryant, kujton takimin e tij të parë me Lionel Messin, pasi Ronaldinho parashikoi se ylli i Barcelonës do të bëhet “lojtari më i madh që ka jetuar ndonjëherë”.

I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të basketbollit, lidhjet e Bryant me futbollin janë të forta, teksa e quan veten një tifoz të Milanit.

Por kampioni pesëvjeçar i NBA dhe ka një prirje të fortë për Barçën, për shkak të miqësisë së tij me Ronaldinhon dhe admirimit për Messin.

Duke folur për ESPN FC, Bryant tha “Mendoj se Messi duhet të ketë qenë 18 vjeç në atë kohë, ose 17 ndoshta. Ronaldinho e thirri atë dhe më tha “Kobe, dua që të takoni lojtarin, i cili do të jetë më i madhi që ka jetuar ndonjëherë’”.

Messi, nga ajo kohë, ka fituar pesë herë “Topin e Artë” dhe 29 trofe me Barcelonën, duke përfshirë tetë tituj të La Liga-s dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve. /telesport/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme