Ronaldo: Dua të pensionohem në Real Madrid

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Cristiano Ronaldo është shprehur tejet i lumtur që ka rinovuar kontratën me ‘Los Blancos’

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2021. Ai gjatë ditës së sotme nënshkroi kontratën e re, derisa premtoi se kjo nuk do të jetë e fundit.

“Është një ditë speciale dhe shumë e rëndësishme për mua, ashtu si ditën e parë kur erdha. Kam thënë edhe më parë se ky është klubi më i mirë në botë dhe dua të pensionohem këtu”, tha portugezi, i cili më pas i bëri të gjithë për të buzëqeshur kur tha: “Kjo nuk është kontrata e fundit”./IndeksOnline/