Ronaldo eliminon Bayernin nga “Championsi”

Real Madridi ka mposhtur Bayernin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ardhshme.

Pas fitores 1 me 2 si mysafir në ndeshjen e parë, Bayerni pas 90 minutave fitoi me të njëjtin rezultat për ta çuar ndeshjen në vazhdime. Golat në kohën e rregullt i shënuan Lewandowski dhe një autogol i Ramosit për Bayernin dhe Ronaldo për Realin.

Në vazhdime, Bayerni nisi me një futbollist më pak pasi Arturo Vidal u ndëshkua me të kuq në fund të takimit.

Aty vendimtar u tregua ylli i Realit Cristiano Ronaldo që shënoi edhe dy herë për të kompletuar hat-trickun e tij. Golin e fundit e shënoi Asensio për të vulosur fitoren me rezultat 4 me 2, apo në rezultat të përgjithshëm 6 me 3.

Nga 6 golat e Realit, pesë të shënuar në dy ndeshjet ishin nga Cristiano Ronaldo.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme