Ronaldo hipotekon “Topin e katërt të Artë”

Me tregolëshin e së shtunës mbrëma, Cristiano Ronaldo mori një tjetër top për t’ia shtuar koleksionit të tij, por kësaj radhe, topi është artë, të cilin e meriton pas një viti fantastik në karrierën e tij.

Duket si një CR7 i ri, ose ndoshta më mirë të thuhet një CR9i ri. Dëmtimi i Karim Benzema dhe Alvaro Moratës detyroi trajnerin Zidane që të aktivizonte portugezin si qendërsulmues dhe Cristiano nuk zhgënjeu duke shënuar 3 gola.

Por jo vetëm Ronaldo shkëlqeu në “Vicente Calderon”, pasi një performcanë të jashtëzakonshme bëri edhe Isco, që luajti mbrapa numrit 7, në pozicionin e tij natyral.

Shumë analistë tashmë mendojnë se kapitulli i “Topit të Artë” është i mbyllur dhe Ronaldo do të fitojë të katërtin në karrierë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme