Luis Figo, legjenda e Portugalisë, beson se Cristiano Ronaldo mund të transferohet në Barcelonë.
Luis Figo insiston se Barcelona mund të nënshkruaj me Cristiano Ronaldon, nëse klauzola e super yllit të Real Madridit paguhet.
Klauzola e Ronaldos në Real Madrid është hiç më pak se 1.5 miliardë euro.
“Gjendemi në një treg të lirë. Nëse ekziston ndonjë klauzolë për lirimin e tij, atëherë çdo gjë mund të ndodhë,” ka deklaruar Figo.
Figo, në vitin 2000, ishte transferuar nga Barcelona në Real Madrid.