Ronaldo: Nuk i dëgjoj kritikat, me Messin rival vetëm në fushë

Cristiano Ronaldo ka folur për kritikat që i merr vazhdueshëm edhe pse ai është zgjedhur këtë vit më i mirë, ndërsa është ndalur edhe në krahasimin e tij me Lionel Messin.  

Ai thotë që nuk mendon shumë për kritikët e tij.

“Nuk ma ndjenë për kritikët e mijë. Provoj ta bëjë punën time dhe të jem vetvetja, të gjithë kanë njerëz që i urrejnë në këtë biznes”.

“Unë shkoj i lumtur në shtrat për çdo natë, pasi nuk jam këtu që t’i kënaq kritikët e mijë, jam këtu për fansat e mijë dhe kjo më bën të lumtur”.

Ai ka folur edhe për  rivalitetin dhe krahasimin me Lionel Messin.

“Jemi rival pasi që luajmë në skuadra të ndryshme, por kur jemi bashkë jashtë fushës kemi marrëdhënie normale”.

“Njerëzit na krahasojnë gjatë gjithë kohës, madje i krahasojnë edhe fëmijët tanë kur janë në shkollë: kush është më i shpejtë, kush është më i mençur. Është pjesë e punës”.

“Nuk më pëlqen të krahasohem, kjo botë e krahasimit nuk ekziston për mua. Ne jemi ndryshe, dy njerëz që e bëjnë punën e vet, kjo është e gjitha”, ka thënë Ronaldo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme