“Ronaldo nuk po mendon për Real Madridin”

Andre Silva, sulmuesi i Portugalisë, thotë se Cristiano Ronaldo është i përqendruar në Kupën e Konfederatave

Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes pas raportimeve se dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Por, sulmuesi i ri portugez, Andre Silva thotë se Ronaldo është i përqendruar në Kupën e Konfederatave, dhe se nuk po merret me shkrimet e mediave.

“Për aq sa unë shoh, ai është i motivuar për ekipin kombëtar,  ai është i fokusuar dhe shumë serioz”, ka deklaruar sulmuesi i ri i Milanit.

Thuhet se portugezi dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” pasi është i indinjuar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro.

Manchester United, Manchester City, Paris Saint Germain dhe disa klube nga Kina janë duke monitoruar situatën e krijuar në Madrid, që mezi po presin të bëjnë hapin e madh për Cristianon. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme