Rosonerët ‘gozhdojnë’ Calhanoglun, pasi publikoi një video falënderuese për Milanin

Calhanoglu me video falënderuese për Milanin, por nuk mungojnë ofendimet nga tifozët.

Hakan Calhanoglu ka publikuar video nga disa prej momenteve të mira te Milani duke e falënderuar klubin pas transferimit te Interi.

Nuk ka dyshim se tifozët e Rossonerëve nuk e kanë pritur aspak mirë kalimin e tij te rivali i përbetuar i qytetit, megjithatë mesfushori turk vendosi të bëjë një postim falënderues.

Videot përfshijnë edhe prezantimin e tij në vitin 2017 kur u transferua nga Bayer Leverkuseni për 23 milionë euro, pastaj disa gola dhe festime me fanellën kuqezi.

“Faleminderit për gjithçka, Milan”, është mesazhi që ia ka bashkëngjitur 27-vjeçari postimit.

Ai largohet nga Rossonerët si lojtar i lirë, pasi që oferta e Interit ishte pesë milionë euro në sezon (një milion më shumë se ajo që i ofroi klubi tjetër nga qyteti i Milanos). Ndërsa shumë komentues nuk hezituan ta ofendonin në forma të ndryshme.