Në një foto të publikuar nga Rozana Radi në Instagram, në të cilën lajmëron për fillimin e ‘Dance with me’, ka reaguar këngëtarja Bleona Qerreti në komente.
Sipas këngëtares, producentet e spektaklit Alketa Vejsia dhe Vera Grabocka i kanë 2 mijë euro borxh. Bleona jo vetëm që nuk ka marrë përgjigje nga mikja e saj Rozana, por kjo e fundit ka fshirë edhe foton. Megjithatë këngëtarja nuk ka hequr dorë. Ajo ka komentuar sërish në një tjetër foto të Rozit. “Bejbi LEKËT”, komenton Bleona Qerreti.

