Runi shpëton Mançesterin nga humbja (VIDEO)

Një “perlë” e Uejn Runit ka shpëtuar Mançester Junajtedin nga humbja në transfertën ndaj Stouk Sitit të Xherdan Shaqirit.

Kapiteni i “Djajve të kuq” shënoi një super gol nga goditja e dënimit në minutën e 94-të, të ndeshjes, teksa rezultati ishte 1:0 për vendasit pas autogolit të Matës në minutën e 19-të.

Kur të gjithë po prisnin vërshëllimën e fundit të arbitrit, Runi dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij në ndeshjen që u mbyll me shifrat 1:1.

Junajtedi mbetet sërish në pozitën e 6-të, tashmë me 41 pikë, ndërsa në anën tjetër Stouk Siti me 28 pikë të tubuara renditet në pozitën e 9-të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme