Rusët i japin GLE 63 S pamje “agresive”

Kompania e njohur ruse që merret me modifikimin e veturave, TopCar, deri tani ka prezantuar shumë paketa për Mercedes GLE dhe GLE Coupe, ndërsa tani sjellë edhe një tjetër paketë të re për këtë model.

Fjala është për paketën e quajtur “TopCar Inferno” dhe është e dedikuar për modelin Mercedes-AMG GLE 63 S, të cilit i jep një pamje më “agresive”, transmeton Koha.net.

Paketa e re, ndër të tjera, përfshinë eksterierin me ngjyrë vjollce, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësit e rinj, spoiler të përparmë, kofanon nga fibra të karbonit, maskën e përparme me logon “TopCar”, set pragjesh të reja, difuzer të pasmë, spoiler mbi bagazh, etj.

Natyrisht, kjo nuk është e tëra sepse pronari i një modeli të tillë mund të marrë edhe setin e ri të rrotave prej 22-inç, sistemin e frenave karbon-keramik, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe amortizatorët e modifikuar.

Sa i përket interierit, TopCar ka zgjedhur lëkurën më cilësore (mund të jetë edhe me ngjyrë vjollce si në foto), elemente nga fibra të karbonit, tepihët “Inferno” dhe pedalet nga alumini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme